Telegrafi

Trajneri dhe futbollistët e Gjilanit dalin negativ për coronavirus, lirohen nga qendra studentore në Prishtinë

Trajneri Gentian Mezani dhe gjashtë futbollistë nga Shqipëria, tash e një javë ishin duke qëndruar të karantinuar në Qendrën Studentore në Prishtinë.

Ata tek sot kanë marr testet dhe kanë dal të gjithë negativë, përderisa janë liruar nga karantina, për ta vazhduar në shtëpi.

“Sot, futbollistët tanë Oltion Rapa, Shkëlzen Ruçi, Gerhard Progni, Fjoart Jonuzi, Sebino Plaku, Franc Veliu dhe kryetrajneri Gentian Mezani, kanë kryer testet për COVID-19 dhe të cilët të gjithë kanë rezultuar negativ”.

“Testet e kryera sot, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës, u japin dritën e gjelbër futbollistëve dhe kryetrajnerit, që pas një jave në izolim në qendrën studentore në Prishtinë, të lirohen dhe të vazhdojnë izolimin në shtëpitë e tyre”.

“Gjithashtu pas testimeve të kryera ditën e djeshme në Maqedoni dhe Mal të Zi, kanë rezultuar negativ edhe futbollistët, Muhamed Useini dhe Darko Nikaç”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gjilani pritet të jetë një nga pretendetët për titullin e kampionit. /Telegrafi/