Telegrafi

Trajneri i Deportivos: Barca ia ka frikën Higuainit

Getty Images

Trajneri i Deportivo La Corunas, Pepe Mel, mendon se Barcelona ka frikë nga sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain.

Katalunasit ndeshen me Zonjën e Vjetër në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa strategu i klubit spanjoll që i mposhti Blaugranët në La Liga, e ka lavdëruar Massimiliano Allegrin dhe ka kërkuar nga bardhezinjtë që të mos zhvillojnë lojë të mbyllur ndaj kampionit spanjoll.

“Higuain? Atë e njohin te Barcelona dhe ia kanë frikën, ata kanë luajtur disa herë ndaj tij. Përveç (Gerard) Pique, ata nuk kanë lojtarë tjerë që kërcejnë. Në situata të këtilla, janë të lëndueshëm”.

“Allegri është shumë i mirë, ai do të studiojë gjithçka në detaje”, ka deklaruar Mel për Tuttosport.

“Serie A? Po flasim për një prej ligave më të mira evropiane, sidomos në nivelin taktik. Italia i intrigon të gjithë trajnerët, ndërsa Joaquin dhe Borja Valero e kanë lëvduar Fiorentinan”, ka shtuar trajneri i Deportivos. /Telegrafi/