Trajneri i Deontay Wilderit, Malik Scott beson se amerikani do e stopojë Tyson Furyn në trilogjinë që zhvillohet në fund të këtij muaji në Las Vegas.
Bronze Mask e largoi trajnerin Mark Breland pas humbjes në raundin e shtatë në muajin shkurt nga britaniku.
Wilder ka krijuar një marrëdhënie të fortë me Scott në vitin 2014 dhe ky i fundit beson se Fury do të mposhtet qysh në raundin e pestë.
“Deontay Wilder do të jetë kampion i peshave të rënda për herën e dytë”, ka thënë trajneri në një intervistë për 78SportsTV.
“Tyson Fury nuk do të shkojë më shumë se në raundin e pestë, ky është parashikimi im”.
Scott njëherë kishte bërë sparring me Furyn dhe besohet se aty e ka pësuar një lëndim në vesh, gjersa kishte thënë se Fury ishte boksier i mrekullueshëm. /Telegrafi/