Telegrafi

Trajneri i Deontay Wilderit thotë se kostumi që e barti amerikani derisa futej në ring ndikoi në humbjen ndaj Tyson Furyt

Trajneri i Deontay Wilderit ka thënë se kostumi që ka bartur amerikani derisa po futej në ring ka shkaktuar humbjen ndaj Tyson Furyt në MGM Arena në Las Vegas.

Boksi u fut në sallë me kostumin që shkëlqente dhe dukej sikur se do të luante në serialin e famshëm “Game of Thrones”.

Një maskë e zezë, sy të kuq, e ndoqën atë duke u futur në ring për t’u përballur me britanikun, që në fund ia mori titullin WBC në peshat e rënda dhe ia shkaktoi humbjen e parë në karrierë.

Tyson Fury – Deontay Wilder. (Photo by Al Bello/Getty Images/gULIVER)

Jay Deas, trajneri i amerikanit ka thënë pas meçit se kostumi do ketë ndikuar në humbjen e amerikanit shkaku se ajo është shumë e rëndë.

“Këmbët e tij nuk më dukeshin mirë që nga fillimi. Mendoj se këmbët e tij nuk dukeshin normal. E di se ai (Wilder) erdhi në ring me atë kostum, që është shumë i rëndë”, ka deklaruar ai për Boxing Social.

Lexo po ashtu Reagimi interesant i Anthony Joshuas rreth fitores së Tyson Furyt ndaj Deontay Wilderit: Gladiator

“Nuk e di nëse ajo gjë mund të ketë ndikuar negativisht, Tyson Fury po ashtu bëri presion mbi të. Nuk di ende shumë gjëra, por kur ta shikojë edhe një herë videon, mund të mësoj më shumë gjëra”, ka shtuar më tej Deas.

Wilder tani do t’i ketë 30 ditë në dispozicion për t’u kundërpërgjigjur me një përballje të tretë, e që me shumë gjasë një gjë e tillë do të ndodhë. /Telegrafi/

Tyson Fury – Deontay Wilder. (Photo by Al Bello/Getty Images/gULIVER)