Telegrafi

Trajneri Curri me fjalë të mëdha për Prishtinën pas triumfit në finale

Debatik Curri bëri histori te Prishtina, pasi ia doli ta fitonte Kupën e Kosovës në një gjendje tejet të rënduar te klubi kryeqytetas.

Ata ia dolën të mposhtin Gjilanin me rezultat 2-0, për të fituar trofeun e dytë më të madh në elitën e futbollit kosovar.

Pas ndeshjes, trajneri Curri ka thënë është tejet i kënaqur me arritjen që shënuan sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lexo po ashtu Prishtina si gjithmonë e bën ligjin në Kupën e Kosovës, mposht Gjilanin në finale - tani në pritje të licencimit për garat evropiane

“Nuk dua të flas për licencim, nuk jam kompetent, jam kompetent për fushë dhe kemi dhënë maksimumin në fushë”, ka thënë ai fillimisht për Art Sport.

“Prishtina nuk është asnjëherë e dobët. I kam dëgjuar shumë. Prishtina kur është duke u fundosur, ngritet. Prishtina në momentin më të rëndësishëm di të ngrihet dhe të fitoj trofe”.

“Jam shumë i lumtur. Kemi pasur vështirësi gjatë sezonit, sidomos në muajt e fundit. Ka pasur jo licencimi, jo ajo jo kjo”.

Lexo po ashtu Ramadani thotë se Gjilani ishte i pafat ndaj Prishtinës

Por i kemi mbledhur forcat dhe jam i kënaqur me futbollistët që sakrifikuan shumë. Falënderoj edhe ‘Plisat’ për përkrahjen”.

“Është trofeu im i parë si trajner dhe ndenj e mirë. Kam qenë fëmijë i Prishtinës. Nuk e kam përfaqësuar asnjë skuadër tjetër”, ka potencuar më tej Curri. /Telegrafi/