Telegrafi

Trajneri i Chelseat reagon për lojën me dorë të Silvas

Graham Potter pranon se Chelsea mund të kishte qenë me dhjetë lojtarë kundër Crystal Palaces, nëse një vedim kundër Thiago Silvës do të merrej.

Në pjesën e parë, kur skuadra londineze ishte tashmë duke humbur, braziliani 38-vjeçar u kap në top dhe u rrëzua në tokë, duke e prekur qëllimisht topin për të ndaluar Jordan Ayeë të Palaces të dilte para portës.

Qendërmbrojtësit iu dha një karton i verdhë nga gjyqtari Chris Kavanagh, dhe megjithëse pasoi një rishikim i VAR-it, ndëshkimi i Silvës nuk shkoi më tej, duke zhgënjyer shumë trajnerin e Palaces, Patrick Vieira.

Potter deklaroi për BBC Sport pas ndeshjes: “Mendova se ishte prekje. Fakti që ishte shumë larg golit e shpëtoi dhe mund të kishte shkuar në anën tjetër. Është e afërt, e kuptoj zhgënjimin e Patrikut. Është një 50-50”.

Për të shtuar zymtësinë e Palace, Silva ishte atëherë një ndihmës i rëndësishëm në golin barazues të shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang për blutë në minutën e 38-të.

Conor Gallagher shënoi në minutat e fundit golin e fitores, duke u dhënë kështu Bluve tre pikë të mëdha. /Telegrafi/