Shumë i kënaqur, por jo euforik. Trajneri i kombëtares së çekisë, Jaroslav Silhavy e konsideroi fitoren e së hënës shumë të rëndësishme për ecurinë në kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2020.
Republika e Çekisë ka triumfuar para shikuesve të vetë në Pragë kundër skuadrës së Malit të Zi me rezultat 3-0.
Trajneri çek ka fol edhe për takimin e radhës, të cilën e kanë më 7 shtator në Prishtinë, duke pohuar se do të ishin të kënaqur me një barazim ndaj Kosovës.
“Ne nuk mund ta ndikojmë në rezultat, por barazimi i tyre me bullgarët do të na ishte përshtatur. Gjithsesi, Kosova ishte në vazon e pestë, por po luan shumë mirë”.
“Ata kanë pesë pikë, Kosova nuk ka humbur. Ata janë të fortë, të ngjashëm me malazezët, por më sulmues dhe më produktivë. Nëse arrijmë të realizojmë gol, do të jemi në gjendje të marrim frymë më lirë”, ka pohuar strategu.
Ndryshe, Kosova zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me pesë pikë, ndërsa Çekia është e dyta me gjashtë pikë, po aq sa kanë liderët, Anglia. /Telegrafi/