Site icon Telegrafi

Trajneri i Bullgarisë, Balakov flet për humbjen nga Çekia dhe ndeshjen e radhës ndaj Kosovës   

Krasimir Balakov ka folur pas humbjes të Bullgarisë ndaj Çekisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, në Grupin A, ku bënë pjesë edhe Kosova.

Bullgaria kaloi në epërsi 0-1 ndaj Çekisë, por nuk mund ta mbajë këtë dhe në fund u mposht me rezultat 2-1.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur tek bullgarët, të cilët shpresojnë të rikthehen ndaj Kosovës.

Lexo po ashtu Kundërshtarët dhe rezultatet në 13 ndeshjet e fundit të Kosovës

“Pas fillimit të mirë të takimit duhet të kishim bërë më ndryshe, por fatkeqësisht duhet të pranojmë se ekipi çek ishte në një nivel shumë të mirë”, ka thënë fillimisht Balakov.

“Ne bëmë gjëra të mira. Jam i lumtur. Por nuk ishim me fat në disa situata. Djemtë dhanë gjithçka nga vetja. U përpoqëm të posedojmë topin, të kërkojmë pasime diagonale dhe të dalim nga presioni i tyre”.

Krasimir Balakov

“Shumë gjëra ishin të mira, por kishim disa momente në të cilat kishim vështirësi. Mendoj se të gjithë lojtarët aktualë kanë një vend në skuadër. Është normale, natyrisht, që të ketë shqetësim tek të rinjtë”.

“Nuk kemi kohë të jemi të trishtuar. Duhet të rimarrim rrugën më të shpejtë për tu këndellur për ndeshjen ndaj Kosovës “, përfundoi trajneri i Bullgarisë.

Ndryshe, ndeshja e radhës Bullgari-Kosovë zhvillohet të hënën nga ora 20:45. /Telegrafi/

Exit mobile version