Site icon Telegrafi

Trajneri i Brazilit, Tite: Messi më tha mbylle gojën

Tite ka thënë se Lionel Messi i ka thënë atij mbylle gojën në miqësoren e zhvilluar në mes Argjentinës dhe Brazilit.

Ylli argjentinas u rikthye sërish te kombëtarja e tij pas tre muajsh i suspenduar, duke shënuar golin e fitores që e realizoi në minutën e 13-të në Riyadh mbrëmjen e të premtes.

Por, trajneri i Selecaos ka zbuluar se 32-vjeçari i ka thënë atij që ta mbyllte gojën gjersa ndeshja po zhvillohej.

“U ankova te gjyqtari se Messi duhet të ndëshkohej me kartonë të verdhë, derisa ai ma bëri m gisht që ta mbyllja gojën”, ka thënë Tite.

“Unë reagova në të njëjtën mënyrë dhe i thash që ai duhej ta mbyllte gojën. Kjo ishte ajo çfarë ndodhi”.

Lexo po ashtu Lionel Messi më në fund fiton një trofe me Argjentinën

“Nuk dua të flas më shumë për atë skenë. Duhet të ishte një gjyqtarë që i tregon vendin dhe t’i jepte një karton, e kisha me të drejt që ankohesha”, ka shtuar më tej ai.

Messi shënoi golin e fitores ndaj Brazilit – por këta të fundit në këtë verë që shkoi e fituan Kupën e Amerikës e që ylli i Barcelonës i kishte akuzuar se e kanë blerë trofeun. /Telegrafi/

Exit mobile version