Trajneri i Besës, Jeroime Klein ka folur pas humbjes së thellë të skuadrës së tij nga Ballkani.
Besa u mposht me rezultat 4-1 nga Ballkani në takimin e javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajner i mysafirëve, Klein, por ai nuk ka hezituar ta uroj kundërshtarin për lojë të mirë.
“Ballkani është një kundërshtarë i vështirë dhe uroj ata për lojën e mirë”, ka thënë fillimisht Klein pas ndeshjes.
“Ne nuk patëm shumë energji për t’u përballur me ta. Duhet të punojmë shumë për të pasur më shumë sukses”.
“Është e pamundur të bëhet krahasimi me ta”, përfundoi trajneri i klubit pejan. /Telegrafi/