Telegrafi

Trajneri i Besë, Klein: Nuk ishte e lehtë, barazimi rezultat pozitiv për ne

Besa e ka ndalur edhe Feronikelin (1-1), teksa ka mundur ta fitojë edhe gjithë ndeshjen, pasi që ishe në avantazh dhe kishte raste.

Pejanët realizuan përmes Etnik Brutit në minutën e 58-të të ndeshjes, ndërkohë “industrialistët” barazuan në minutën e 71-të, përmes Marko Milickovic.

Pas këtij takimi, trajneri i Besës, Jeroime Klein për “Art Sport” deklaroj se nuk ishte aspak e lehtë, por që është rezultat pozitiv për Besën.

“Ndeshja nuk ishte e lehtë. Ne tentuam të fitojmë në pjesën e dytë, megjithëse dy skuadrat kishin mundësi të mira për të shënuar”.

Lexo po ashtu Nuk ka fitues në Pejë: Besa dhe Feronikeli i ndajnë pikët

“Feronikeli është një skuadër e mirë dhe ne dhamë më të mirën e mundshëm. Ky rezultat është pozitiv për ne, pasi që po bëjmë progres nga dita në ditë”, ka thënë Jerome Klein. /Telegrafi/