Carlo Ancelotti thotë se janë shtatë skuadra që mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve, ndërsa në mesin e tyre është edhe Juventusi.
Trajneri aktual i Bayern Munichut për herë të fundit e fitoi garën prestigjioze me Real Madridin (‘La Deciman’ e famshme), por pastaj bëri një vit pushim pasi u shkarkua nga Los Blancos.
Strategu italian tash i është kthyer fuqishëm futbollit dhe është në krye të klubit dominues në Bundesliga.
“Janë shtatë skuadra që mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve. Janë tri klube spanjolle (Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi), Juventusi, Manchester City, PSG dhe Bayerni”, ka thënë ai.
Kujtojmë që Ancelotti i ka drejtuar Bianconerët gjatë viteve 1999-2001. /Telegrafi/