Trajneri i Bayern Munich, Hans-Dieter Flick ka folur për transferimet, teksa e ka pranuar se ai humbi apo dështoi në nënshkrimin e tre lojtarëve nga Chelsea.
Gjigandët gjermanë kanë qenë të lidhur me disa lojtarë të Chelseat gjatë muajve të fundit.
Callum Hudson-Odoi mund të ketë qenë një transferim i drejtpërdrejtë nga Chelsea në Bayern, por një lëvizje nuk u materializua.
Dy të tjerë përfshijnë Kai Havertz dhe Timo Werner, të cilët nënshkruan për Blutë verën e fundit.
“Gjithmonë thuhet se Hudson-Odoi dhe Serginho Dest ishin lojtarët e mi të dëshiruar, por ata ishin lojtarët tanë të dëshiruar”, ka thënë fillimisht Flick për Sky Deutschland.
“Ne vendosëm që donim të shtonim lojtarë që luajnë nga krahët dhe kjo ishte ajo që bëmë”.
Hansi Flick has admitted that he wanted three players currently at Chelsea to be added to his Bayern Munich squad, but maintains that he has suffered no falling out over transfers with sporting director Hasan Salihamidzic. pic.twitter.com/YaFY0qH76m
— Frank Khalid OBE (@FrankKhalidUK) March 19, 2021
“Havertz, Werner dhe Sane u përmendën, unë do të doja të kisha të tre, por të gjithë vendosëm për Sane”.
“Ai është një lojtar që bën ndryshimin”, përfundoi trajneri gjerman i Bayernit. /Telegrafi/