Mario Gotze mund të rikthehet te kampioni gjerman, Bayern Munich – bën të ditur Sport Bild.
Sipas njoftimit, bavarezët janë duke shqyrtuar opsione më të lira për përforcimin e skuadrës, ndërsa anësori është aktualisht pa klub.
Raportohet se trajneri Hansi Flick ka qenë në kontakt me kampionin e botës dhe marrëveshja mund të arrihet në ditët në vijim.
Në rast të pajtimit të palëve, Gotze do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.
28-vjeçari ka qenë pjesë e Bayernit gjatë viteve 2013-2016, kur u kthye te Borussia Dortmundi, skuadër me të cilën e ndërpreu bashkëpunimin këtë vit. /Telegrafi/