Site icon Telegrafi

Trajneri i Bashkimit flet pas fitores dramatike kundër Prishtinës

Petar Mijovic e ka dhënë një deklaratë mjaft interesante pas ndeshjes me Sigal Prishtinës.

Ai e ka quajtur fitoren mrekulli, sepse atë e ka shënuar një skuadër që nuk po merr para e as përkrahje nga tifozët.

“Kjo është një mrekulli. Nuk kemi para, nuk kemi shumë basketbollistë në dispozicion, nuk kemi përkrahje nga tifozët. I ftoj ata që të na përkrahin në ndeshjen tjetër”, deklaroi Mijovic për “Supersport Kosova”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Bashkimi e mundi Prishtinën në ndeshjen e dytë të “play-off”-it me dy pikë epërsi, 88:86.

Exit mobile version