Dyshja Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho do të jenë në dispozicion të Ernesto Valverde për ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit.
Tajneri i Barcelonës duhet të zgjedh mes tyre se cili do të luajë në sulm me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.
Ish futbollisti i Liverpoolit, Coutinho, pati një paraqitje të mirë në ‘Old Trafford’ duke e bindur Valverden, që mund të luajë nga fillimi në sulm në formacionin 4-3-3.
Në anën tjetër edhe francezi duket se i ka lënë pas dëmtimet dhe duket i gatshëm për ndeshje të rëndësishme.
Nëse Valverde do ta favorizonte më shumë mbrojtjen e rezultatit nga ndeshja e parë, atëherë mund të luajë me Arturo Vidalin nga minuta e parë duke kaluar në rreshtimin 4-4-2.
Barcelona ndeshjen e parë e fitoi me rezultat 1-0. /Telegrafi/