Telegrafi

Trajneri i Argjentinës optimist për kthimin e Messit në kombëtare

Trajneri i kombëtares argjentinase, Edgardo Bauza është optimist se Lionel Messi do të kthehet në skuadrën kombëtare pas takimit të tyre të enjten.

Bauza zhvilloi bisedime me Messin në Barcelonë me qëllim për të bindur numrin 10, për t’i shikuar përsëri planet e tij të mëparshme të daljes në pension.

Megjithatë, trajneri nuk pranoi të bëjë të ditur çdo detaj, kur u pyet nga gazetarët e DPA-së, edhe pse ai ishte optimist në sjelljen e tij.

“Kaluam një orë duke folur për futboll. Ne do të shohim nëse ky diskutim e ka ndihmuar”, deklaroi Bauza për DPA, transmeton Telegrafi.

“Unë jam gjithmonë optimist nga natyra, sepse unë jetoj, por ky është një vendim personal për Messin dhe unë nuk dua të ndërhyjë në jetën e tij personale”, përfundoi trajneri i ri i kombëtares argjentinase. /Telegrafi/