Site icon Telegrafi

Trajneri i Arbërisë, Morina: Po lëshojmë raste të sigurta shënimi

Feronikeli e ka mposhtur Arbërinë në shtëpi me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës.

Nikli e përfundoi punën e fituesit qysh në pjesë të parë, pasi realizoi dy herë, derisa në të dytën e shënoi edhe një për siguri.

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina ka thënë se ata po lëshojnë raste të 100 për qindta, e kjo po u ndikon në formën e tyre të përhershme.

Lexo po ashtu Feronikeli fiton bindshëm në udhëtim te Arbëria

“Futbolli luhet për ta kaluar topin vijën fatale, tek ne dhe rastet e qind për qindta nuk po realizohen. Rastet nuk t’i bijnë pikët, por golat”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Djemtë u angazhuan dhe luftën, por gabimet që po përsëriten po ndikojnë dhe do vazhdojnë të ndikojnë edhe më tutje në moralin e ekipit”, përfundoi Morina.

Pas javës së 22-të, Feronikeli gjendet në vendin e gjashtë me 27 pikë, derisa Arbëria është në të tetin me 25 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version