Site icon Telegrafi

Trajneri i Anglisë, Southgate: Kosova do të sjellë shumë tifozë me vete, do të jetë natë e madhe

Gareth Soutgate është deklaruar para ndeshjes që Anglia do ta zhvillojë me Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Trajneri i ‘Tre Luanëve’ ka thënë se Përfaqësuesja jonë do të sjellë shumë tifozë me vete dhe se do të jetë një natë e madhe.

“Mendoj se Kosova do të sjellë shumë tifozë me vete, do të jetë një natë e madhe. Atmosfera në stadium do të jetë e mirë, por edhe që do të jetë një test i mirë për ne”, ka thënë Southgate.

Lexo po ashtu Challandes tregon lojtarët e rrezikshëm të Anglisë dhe se për cilin klub bën tifo

“Janë kombëtarja me ecurinë më të gjatë pa humbje, në Evropë. Kjo duhet të bëjë që njerëzit t’iu kushtojnë vëmendje atyre” ka shtuar më tej Southgate.

Anglia dhe Kosova do të përballen nga ora 20:45 në stadiumin ‘St. Marys’s Stadium’ të Southamptonit, në kuadër të Grupit A. /Telegrafi/

Exit mobile version