Telegrafi

Trajneri i Anglisë, Southgate: Kosova ka një sulm të rrezikshëm, duhet të kemi kujdes

Gareth Southgate (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Gareth Southgate është treguar mjaftë i kujdesshëm me deklarata para përballjes së Anglisë me Kosovën.

Trajneri i ‘Tre Luanëve’ ka thënë se Përfaqësuesja jonë ka një sulm të rrezikshëm dhe se i respekton për lojën që zhvillojnë.

“Do të jetë tjetër stil loje. Kosova luan me presing të lartë, punojnë shumë dhe janë më të rrezikshëm në sulm se kundërshtari i së shtunës” ka thënë Southgate.

Lexo po ashtu Trajneri i Anglisë, Southgate: Kosova do të sjellë shumë tifozë me vete, do të jetë natë e madhe

“Ndoshta do të ketë hapësira në sulm për ne. Çfarëdo që kemi mësuar të shtunën, nesër do të jetë sfidë komplet ndryshe” shtoi tutje trajneri anglez.

Anglia dhe Kosova do të përballen nga ora 20:45 në stadiumin ‘St. Marys’s Stadium’ të Southamptonit, në kuadër të Grupit A. /Telegrafi/

Përfaqësuesja e Kosovës (Foto: FFK-Kosova)