Telegrafi

Trajneri i Anglisë ishte njeriu më i qetë në Wembley në momentin kur Shaw shënoi golin ndaj Italisë

Gareth Southgate ishte personi me qetësinë më të madhe kur Anglia shënoi ndaj Italisë në finale të Euro 2020.

Tre Luanët patën një start që ndoshta nuk e kishin menduar as në ëndërr, duke kaluar në epërsi pas vetëm dy minutash lojë.

Në Wembley Stadium janë aktualisht prezent rreth 60 mijë shikues, derisa festa ishte e gjitha për tifozët e Anglisë.

Lexo po ashtu Luke Shaw shënoi golin më të shpejtë në histori të finaleve në Kampionatet Evropiane

Kirean Trippier asistoi për Luke Shaw, që me një goditje volej, mposhti Gianluigi Donnarumman pas vetëm dy minutash lojë.

Southgate e duartrokiti me qetësi atë gol të anëtarit të Manchester United, derisa të tjerët kishin shpërthyer në festë.

Kujtojmë se Anglia nuk e ka fituar asnjëherë Kampionatin Evropian, ndërsa sonte janë një hap më afër realizimit të ëndrrës. /Telegrafi/