Telegrafi

Trajneri i Al Nassr takohet me Ancelottin për Hazardin – madje shihet edhe një fanellë në duart e Garcias

Njeriu i harruar i Real Madridit, Eden Hazard, mund të jetë duke shkuar drejt një transferimi në vitin 2023 te skuadra e Arabisë Saudite, Al Nassr.

Ish-ylli i Los Blancos, Cristiano Ronaldo tashmë ka përfunduar një lëvizje në klub si pjesë e një kontrate rekord botëror deri në vitin 2025 në Riad.

Lëvizja për portugezin parashikohet të jetë fillimi i projektit ambicioz të Al Nassr për të sjellë më shumë emra të mëdhenj në Arabinë Saudite në vitin 2023.

Sergio Ramos është sugjeruar për një lëvizje të mundshme te Al Nassr, pasi bisedimet në vazhdim për një zgjatje të kontratës me Paris Saint-Germain ngecin dhe perspektiva për një pagë të majme për mbrojtësin rriten.

Sipas raportimeve të mëparshme nga Mundo Deportivo, Al Nassr po shqyrton një lëvizje për Hazard, pasi roli i tij në Madrid zvogëlohet.

Real Madrid aktualisht po stërvitet në kompleksin e Al Nassr, përpara finales së Superkupës spanjolle kundër Barcelonës, dhe raportimet nga El Chiringuito thonë se Hazard ka mbajtur një takim me Rudi Garcian, ish-trajnerin e tij në Lille, derisa ky i fundit është takuar edhe me Carlo Ancelottin.

Besohet se belgu do të jetë lojtari i ri i klubit arab dhe kjo lëvizje mund të realizohet menjëherë pas finales së Superkupës së Spanjës. /Telegrafi/