Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, ka thënë se nuk ka asnjë gjasë që Matthijs de Ligt të qëndojë më gjatë në skuadrën që ai drejton.
Ajaxi është duke u përgatitur për ndeshjen që e zhvillon ndaj Juventusit në Torino, pasi e para në Amsterdam ishte mbyllur 1-1.
Erik ten Hag nuk ka folur për duelin kundër Juves, por për kapitenin e tij De Ligt.
Në një prononcim të dhënë për mediat gjermane, trajneri i Ajaxit e ka pranuar faktin që kapiteni do të largohet në fund të sezonit.
Matthijs de Ligt is the youngest player to start as captain in a Champions League quarter-final.
Ajax’s Teenage Titan. 💪 pic.twitter.com/jnTbtkYITP
— Squawka (@Squawka) April 10, 2019
Hag ia ka zbuluar edhe dy kandidatët kryesorë për shërbimet e mbrojtësit.
“Ekzistojnë zero shanse që De Ligt të vazhdojë me ne edhe sezonin e ardhshëm, sepse shumë klube janë të interesuara për të”.
“Ai do të largohet në fund të sezonit, por nuk e di nëse do të shkojë te Bayern Munich apo Barcelona”, deklaroi ai. /Telegrafi/