Matthijs de Ligt me siguri do të largohet nga Ajaxi para përfundimit të periudhës kalimtare dhe pyetja e vetme është se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm.
Holandezi ishte i shkëlqyeshëm sezonin e kaluar dhe ishte një nga lojtarët kryesorë në rrugën për kurorën e dyfishtë në kampionatin vendas gjersa Ajaxi u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në ditët e fundit po pritet që qendër mbrojtësi të transferohet te Juventusi, por informacionet e fundit thonë se Barcelona po përpiqet që në minutën e fundit ta transferojë 19-vjeçarin.
Se do të largohet këtë gjë e konfirmoi edhe trajneri Erik Ten Hague, i cili i ka uruar atij fat lojtarit.
“Ne e dinim se kjo do të ndodhte, ai është një lojtar i pabesueshëm, tani dikush do të duhet të ta zëvendësojë atë”, tha Ten Hague, por nuk dëshironte të zbulonte klubin e ardhshëm të futbollistit.
Gjithashtu lojtari nuk ka marrë pjesë as në seancat stërvitore që ka filluar kampioni holandez para fillimit të sezonit të ri.
Ndryshe, futbollisti gjatë karrierës së tij ka pasur 77 paraqitje për Ajaxin dhe ka shënuar tetë gola. /Telegrafi/