Është zbuluar lista e trajnerëve më të paguar në Serie A.
Antonio Conte dhe Maurizio Sarri u rikthyen në Itali gjatë këtij afati kalimtar, derisa i prijnë listës me të ardhurat që i marrin.
Sipas La Gazetta dello Sport, Ish-trajneri i Chelseat fiton 11 milionë euro në vit nga Interi, gjë që i bije se se fiton dyfih më shumë se trajneri aktual i Zonjës së Vjetër.
Carlo Ancelotti i Napolit është në vendin e tretë me pesë milionë euro, ndërsa Sinisa Mihajlovic (Bologna) dhe Paulo Fonseca (Roma) marrin tre milionë euro.
Rrugëtimi mahnitës i Gian Piero Gasperini me Atalanta, duke përfunduar në vendin e tretë në Serie A dhe duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, i dha atij një kontratë të re me vlerë 2.5 milionë euro.
Fituesi i Kupë së Italisë, Simone Inzaghi fiton vetëm dy milionë euro në sezon me Lazio, aq sa merr edhe Marco Giampaolo në Milano./Telegrafi/