Pak para fillimit të Ligës Premier, bastoret britanike kanë vendosur kuotat për trajnerët më të rrezikuar për shkarkim/largim nga posti i tyre.
Më i rrezikuari në këtë listë është trajneri i Middlesbrough-së, spanjolli Aitor Karanka me kuotën 5.5 për shkarkim/largim si trajneri i parë në stinorin 2016/17 në Premier Ligë.
Pas tij renditen Francesco Guidolin i Swanseat, Walter Mazzarri i Watfordit, trajneri i ri i Hull Cityt (kushdo që vjen), e Tony Pulis i WBA-së.
Si trajnerët më të sigurt në postet e tyre konsiderohen Mauricio Pochettino (Tottenham Hotspurs) e Pep Guardiola (Manchester City) me kuotat 41.00, ndërsa i pari dhe me më së paku gjasa të lëviz është Arsene Wenger me kuotën 51.00.
Kampioni i fundit i Ligës Premier , Claudio Ranieri ka kuotën 26.00, Antonio Conte i Chelseat, 34.00, sa ka edhe Jose Mourinho i Unitedit e Klopp i Liverpoolit. /Telegrafi/