Telegrafi

Trajnerët e Real Madridit dhe Atleticos vijnë në Kosovë

Në muajin korrik do të mbahet kampi “Kosova Summer Football Camp 2016”. Në këtë kamp trajnerë do të janë trajnerët profesionistë nga Real Madridi dhe Atletico Madridi.

Kryetrajner do të jetë Juanjo San Roman, i cili është produkt i Atletico Madridit, pasi në këtë klub kaloi plot dhjetë vjet si lojtar.

“Kamp intensiv veror futbolli (2 javë). Mosha e lojtarëve duhet të jetë nga 8 deri në 18 vjeç, kurse kampi mbahet nga 11 deri më 16 korrik, dhe nga 18 deri më 23 korrik. Kampi do të mbahet në fushën e saporinovuar me bari sintetik ekologjik në Lipjan, e cila i plotëson të gjitha standardet. Transporti do të jetë i organizuar nga Prishtina për në Lipjan dhe anasjelltas”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të këtij kampi.

Qëllimi i këtij kampi është zbulimi i talenteve të rinj dhe mësimi i elementeve tekniko-taktike, përgatitjes mentale dhe fizike si dhe mënyra e të ushqyerit dhe përgatitja e strategjisë për lojë.

“Tre talentet e përzgjedhur nga kampi do të dërgohen për prova në Spanjë (qëndrim njëjavor) dhe atyre do t’u mbulohen këto shpenzime: Vendi i I-rë (bileta e udhëtimit, qëndrimi në Spanjë, shpenzimet e organizimit për prova), Vendi i II-të dhe i III-të (shpenzimet e qëndrimit dhe organizimit për prova në klubet spanjolle)”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Për më shumë informata: 049-333 565
Facebook: Madrid Sports Management
e-mail: madrid.sports.2000@gmail.com