Tottenham Hotspur pritet të bëjë ndryshime të mëdha në verë, duke qenë se pritet të angazhojnë trajner të ri. Luis Enrique është në listën e ngushtë të kryetarit të klubit, Daniel Levy.
Ish-përzgjedhësi i Spanjës mund të përpiqet t’i marrë në Londër treshen spanjolle, Pau Torres, Ferran Torres dhe Alvaro Morata. Dy të fundit mund të rikthehen në Ligën Premier, ndërkohë që e njohin sistemin e lojës së trajnerit.
Enrique preferon filozofinë e lojës me dominim posedimi, ashtu siç bëri me Barcelonën kur e fitoi tripletën dhe shumë trofe të tjerë.
Transferimi i lojtarëve të rinj te Tottenhami mund të lidhet me largimin potencial të Harry Kane, transmeton The Sun, i cili mund të kalojë në një klub më të madh në sezonin e ardhshëm. Po ashtu, spekulohet se Jordan Pickford mund ta zë vendin e Hugo Lloris në portë.
Argjentinasi Alexis Mac Allister është një tjetër emër që mund të përfshihet në mesfushë krahas Rodrigo Bentancur e Pierre-Emile Hojbjerg.
Formacioni potencial startues i Tottenhamit në sezonin e ardhshëm nën drejtimin e Luis Enriques
Formacioni alternativ i Tottenhamit në sezonin e ardhshëm nën drejtimin e Enriques
/Telegrafi/