Telegrafi

Trajner i Drenicës, Sermaxhaj: Lënia e pikëve e dhimbshme, mision mbetet mbijetesa

Trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj, është shprehur i pakënaqur me lojën e treguar të skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Feronikelit që u mbyll 1-1.

Kreshnik Uka ka qenë sërish ‘heroi’ i skuadrës së Drenicës, derisa me golin e realizuar në minutën e fundit të kohës shtesë (90+4), i ka dhënë një pikë skuadrës.

“Goli i hershëm na nxjerri nga organizimi dhe më pas e kishim të vështirë ta gjenim vetën në fushën e lojës”.

“Këmbëngulëm në pjesën e dytë dhe falë vullnetit e dëshirës arritëm ta barazonim rezultatin. Loja jonë lë shumë për të dëshiruar dhe kjo tregon që kemi ende punë për të bërë”.

“Kam ardhur te Drenica me ‘misionin’ për ta shpëtuar. Këto dy pikë që lamë sot janë shumë të dhimbshme, por vazhdojmë tutje”, ka thënë Sermaxhaj. /Telegrafi/