Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviq, ka deklaruar sot, se Lista Serbe nuk duhet të votojë ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, pasi sipas saj, deputetët serb në Kuvendin e Kosovës, nuk kanë autorizim prej askujt për ta mbështetur demarkacionin.
Sipas Trajkoviq, “hyrja e Listës Serbe në në projektin e demarkacionit në thelb do të thotë legalizim i Kosovës si vend kufitar me Malin e Zi si dhe anulimin e shtetit të Serbisë në këtë kufi”, përcjell Telegrafi.
Ajo beson se përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës nuk do të marrin një vendim të tillë.
“Nga deputetët e Listës Serbe askush nuk është i autorizuar të merret me çështje shtetërore, ata nuk duhet të merren me të, për shkak se ata për fat të keq nuk dinë asgjë për çështjet e mbijetesës së serbëve në Kosovë. Në këtë kontekst, unë nuk pres nga Lista Serbe për të votuar dhe për të pranuar përgjegjësinë, për demarkacionin”, tha Trajkoviq, për Radio Kim./Telegrafi/