Ish-deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq ka kërkuar llogari nga Lista Srpska për zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës.
Ajo ka bërë thirrje që dikush nga Lista Srpska të shpjegojë se si u bë Hashim Thaçi president i Kosovës me ndihmën e kësaj liste, transmeton Koha.net.
“Anëtarët e Listës Srpska ‘konfirmuan’ pozicionimi e shkurtit ndaj Thaçit duke marrë pjesë në betimin e tij në Kuvendin e Kosovës dy ditë më parë. Prania e tyre edhe një herë i dha legjitimitet dhe kuorum në këtë procedurë formale”, ka thënë Trajkoviq për FoNet.
Ajo më tej ka thënë se publiku serbë intensivisht është angazhuar në dekorimin e Omar al-Bashirit nga Tomislav Nikoliq dhe se askush nuk ka folur për zgjedhjen e Thaçit me ndihmën e serbëve.