Telegrafi

Trajkoviq e akuzoi Beogradin për manipulimin e votave të serbëve në Kosovë, ata i thonë se deshi ta bëjë “Shqipërinë e Madhe” me Kurtin

Kandidatja për deputete në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit nga Iniciativa Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (Gradjanska Inicijativa Za Slobodu, pravdu i opstanak), Rada Trajkoviq, i ka vazhduar me akuza ndaj Listës Serbe dhe pushtetit në Beograd për manipulim të votave të komunitetit serb në Kosovë. Kurse nga Beogradi ka marrë përgjigjen se u vjen keq se ajo “nuk do të mund ta bëjë ‘Shqipërinë e Madhe’ me Kurtin”.

Ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, duke iu përgjigjur një deklarate të presidentit serb, Aleksandar Vuçiqi se nuk janë përfaqësues të serbëve të Kosovës ata që fitojnë 0.62, ose 2 dhe 3 për qid të vortave, por ata që fitojnë 95 për qind të votave, duke thënë se autoritetet e Beogradit ndoshta mund t’i blejnë 95 për qind të njerëzve [serbëve në Kosovë], por nuk mund t’i frikësojnë. “Njësoj është edhe në Korenë Veriore”.

“Nuk mund t’i shndërroni në instrument të mbijetesës tuaj politike duke ndërruar votat e tyre në Kosovë ‘si fotografitë’ me listat e komuniteteve të tjera pakicë nën kontrollin tuaj”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter, përcjell Telegrafi.

Ndaj akuzave të Rada Trajkoviqit është përgjigjur menjëherë drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili duke ironizuar ka thënë se mbështetja për Rada Trajkoviqin në Kosovë është është një gabim statistikor.

“Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019, mbështetja e saj është edhe më e ulët në 2021, ndërsa është Lista Serbe  mori 96,14% të votaveserbe. Më vjen keq Rado nuk do të mund të bësh një Shqipëri të Madhe me Kurtin. Nuk po ju duan njerëzit, as historia”, ka shkruar Petkoviq.

Ndryshe, Listën Serbe po e akuzojnë edhe disa parti të komuniteteve pakicë në Kosovë se ka ndërhyrë në proces zgjedhor. /Telegrafi/