Telegrafi

Trajko Veljanoskit dhe Vesel Memedit ju janë marrë celularët

Nga burime të Deutsche Welle, të siguruara nga hetimi që është në proces për ngjarjet e 27 prillit, merret vesh se Trajko Veljanoskit dhe Vesel Memedit i është konfiskuar telefoni celular, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kjo është bërë për shkak se hetimi mëton të zbulojë diçka më tepër për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend dhe ndërkohë telefonat e dy deputetëve mund të zbulojnë gjithçka lidhur me komunikimin e deputetëv në ditën më kritike të demokracisë së Maqedonisë.

Deutsche Welle ka tentuar të thërras në telefon në numrat zyrtar që të dy deputetët por nuk ka pasur ndonjë përgjigje, vetëm njoftim nga operatori se nuk janë në dispozicion. /Telegrafi/