Site icon Telegrafi

Trajko Veljanoski e thirri Kuvendin dhe e caktoi seancën 101 për sot në ora 16

Përmes një njoftimi për mediat, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, ka bërë të ditur se e ka caktuar seancën e 101 të Kuvendit të Maqedonisë, Transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, duke e marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, A.nr.104/16 të datës 18 maj, 2016, e informoj opinionin e Maqedonisë se në bazë të kompetencave të mija të përcaktuara me Kushtetutën e shtetit, për sot, 18 maj, 2016, në ora 16 e caktova seancën e 101-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Po ashtu dëshiroj ta shpreh besimin tim të thellë që zhvillimi i mëtejmë i proceseve demokratike në Republikën e Maqedonisë më së miri mund të realizohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për të cilën arsye dhe i ftoj deputetët, pavarësisht nga përcaktimi partiak, të marrin pjesë aktive. Njëkohësisht, e shpreh edhe bindjen time të thellë që vetëm përmes mbindërtimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve reciproke midis faktorëve relevantë në shtet, në mënyrën më të mirë do të ndihmohet në drejtim të realizimit të prioriteteve kryesore strategjike të Maqedonisë, siç pa dyshim janë anëtarësia në NATO dhe BE, avancimi i marrëdhënieve strategjike me ShBA, si dhe krijimi i të gjithë parashikimeve të nevojshme për zhvillim ekonomik, social dhe të përgjithshëm të  Maqedonisë“, thuhet në njoftimin e dërguar deri te mediat./Telegrafi/

Exit mobile version