Kryetari i Bashkisë së Shkupit Koce Trajanovski sot pas vërshimeve ka thënë se lagjet Çento dhe Hasanbeg janë në gjendje kritike dhe se nata e mbrëmshme ka qenë e tmerrshme dhe nuk është mbajtur mend të ketë ndodhur në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Këtu është më kritike duke pasur parasysh nga lagjia “Crna Gora” përmes Buliçanit erdhi sasi e madhe e ujit dhe është shpërndarë në Hasanbeg dhe Sinxhelik, dhe më pas ka shkuar në Inxhikovë. Prezent janë ekipet e policisë dhe ushtrisë, zjarrfikësit, dhe kompanitë private janë të përfshirë me makinat e tyre, duke bërë gjithçka që munden. Qëllimi ynë është për të thyer rrethrrotullimin, sepse ka rrëshqitjet e tokës, shumë automjete dhe makineri janë sjellë për të pastruar rrugën”, ka deklaruar kështu kryetari i qytetit të Shkupit në orët e vona pasi ka vizituar lagjet e përmbytura.
Katër ekipe tashmë janë dërguar në vendbanimet Çento dhe Hasanbeg, dy gomone janë dërguar nga njesia e zjarrfiksëve, janë të angazhuar edhe njesitë e policisë speciale dhe të ushtrisë, tha pasmesnate kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski./Telegrafi/