Site icon Telegrafi

Trajanov: Nuk mund që shërbimet të mos e kenë ditur, nëse nuk e kanë ditur atëherë duhet të ketë pastrime

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov në Top Tema në Telma sonte deklaroi se kundërzbulimi nuk ka mbledhur informata të ndjeshme.

“Duhet të debatohet. Qeveria duhet të reagojë në mënyrën më të ashpër, pa dallim që Hungaria është anëtare e BE-së, dhe mund ta bllokojë Maqedoninë”, thotë Trajanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Ministria e Punëve të Jashtme seriozisht duhet të kërkoj dhe t’i studiojë këto çështje, si kanë vepruar diplomatët dhe nëse shërbimet serbe janë të përfshirë këtu.

Ai tha se shërbimet nuk mund të mos kenë ditur se ai përgatit arratisjen, ndërsa nëse nuk e kanë ditur atëherë duhet të ketë pastrime.

“Kanë mundur që shërbimet të shkëmbejnë informacione. Nëse nuk ka asnjë sinjal ka shërbimet e huaja, se ish-kryeministri lirshëm shëtitet, atëherë është simptomatike”, shtoi Trajanov./Telegrafi/

Exit mobile version