Kandidati për deputet dhe ish-fuksionari, Pavle Trajanov, mbrëmë ka thënë se ish-kryeministri dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ikë nga debati, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Qytetarët duan ndryshime, dhe duan që ligjet të vlejnë për secilin. Nuk do të qetësohemi deri sa të ketë drejtësi. Nuk do të lejojmë që me zgjedhjet të mbulohen përgjimet. Nëse Gruevski do të që të ikë nga debati parazgjedhorë, ju premtoj se pas zgjedhjeve do të përballemi nëpër gjykata me njerëzit që e prishën këtë shtet. Ju premtojmë se do ta çojmë Maqedoninë në Nato dhe në BE.” tha mes tjerash Pavle Trajanov./Telegrafi/