Pavle Trajanov, kreu i LD-së, në tubimin e “Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi” në Draçevë premtoi se ky koalicion do të sigurojë drejtësi në gjyqësor dhe do t’i jep mbështetje të plotë prokurorisë publike speciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne jemi një garanci për stabilitet dhe bashkim. Ne do të sigurojmë që ligjet të zbatohen për të gjithë në mënyrë të barabartë. Ata që e kanë plaçkitur popullin dhe i detyruan të rinjtë të largohen nga vendi duhet t’i mposhtim dhe të hapim perspektivë për të gjithë”, tha mes tjerash Trajanov./Telegrafi/