Telegrafi

Trailer-i i ri i filmit “Priscilla” zbulon fustanin ikonik të nusërisë, me të cilin u martua me Elvis Presleyn

Foto: Profimedia

Dy ditë më parë u publikua trailer-i i filmit “Priscilla”, i cili jep një pasqyrë më të thellë të marrëdhënies midis Priscilla dhe Elvis Presley dhe tregon historinë e dashurisë mes tyre.

Trailer-i tregon për herë të parë një rikrijim të fustanit ikonik të nusërisë, me të cilin Priscilla u martua me Elvisin në Las Vegas në vitin 1967.

Fustani i ngjante një manteli dhe kishte mëngë të gjata dhe një jakë të lartë dantelle.

Foto: YouTube

Përveç skenës së dasmës së tyre, filmi jep një pasqyrë më të thellë të marrëdhënieve brenda familjes Presley, si dhe në marrëdhënien e tyre me vajzën, Lisa Marie Presley.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Priscilla Presley

Filmi u drejtua nga Sofia Coppola bazuar në kujtimet e vitit 1985 “Elvis and Me”.

Foto: Screenshot/YouTube

Vajza e regjisorit të njohur ka shpjeguar se si u identifikua me historinë e Priscillas pasi ajo vetë është rritur në një familje showbiz-i.

Personazhin e Elvisit e luan Jacob Elordi, aktor i serialit “Euphoria”, ndërsa Priscilla interpretohet nga Cailee Spaeny, e njohur për rolin e saj në serialin “Mare from Easttown”.

Foto: Screenshot/YouTube

Meqë ra fjala, filmi mori një ovacion prej shtatë minutash në premierën e tij në Festivalin e Filmit në Venecia dhe do të dalë në kinema më 3 nëntor. /Telegrafi/