Dy ditë më parë u publikua trailer-i i filmit “Priscilla”, i cili jep një pasqyrë më të thellë të marrëdhënies midis Priscilla dhe Elvis Presley dhe tregon historinë e dashurisë mes tyre.
Trailer-i tregon për herë të parë një rikrijim të fustanit ikonik të nusërisë, me të cilin Priscilla u martua me Elvisin në Las Vegas në vitin 1967.
Fustani i ngjante një manteli dhe kishte mëngë të gjata dhe një jakë të lartë dantelle.
Përveç skenës së dasmës së tyre, filmi jep një pasqyrë më të thellë të marrëdhënieve brenda familjes Presley, si dhe në marrëdhënien e tyre me vajzën, Lisa Marie Presley.
Filmi u drejtua nga Sofia Coppola bazuar në kujtimet e vitit 1985 “Elvis and Me”.
Vajza e regjisorit të njohur ka shpjeguar se si u identifikua me historinë e Priscillas pasi ajo vetë është rritur në një familje showbiz-i.
Personazhin e Elvisit e luan Jacob Elordi, aktor i serialit “Euphoria”, ndërsa Priscilla interpretohet nga Cailee Spaeny, e njohur për rolin e saj në serialin “Mare from Easttown”.
Meqë ra fjala, filmi mori një ovacion prej shtatë minutash në premierën e tij në Festivalin e Filmit në Venecia dhe do të dalë në kinema më 3 nëntor. /Telegrafi/