Ekrem Ajvazi (51) ka ndërruar jetë derisa ishte nisur për të rregulluar antenën e një operatori mobil.
Mjeku Muhamet Hoti që ishte thirrur për të intervenuar me urgjencë në fshatin Herticë, Podujevë, nuk kishte arritur me kohë pasi rruga ishte e pakalueshme nga bora.
Shkaqet e vdekjes doktor Hoti thotë se do t’i japin saktë mjekët e mjekisë ligjore, që u thirrën në vendin e ngjarjes, por shenjat e para thonë se ai ka vdekur nga një sulm në zemër që mjeku mendon se u nxit nga kushtet e rënda atmosferike, njofton Klan Kosova.
Shefi i ndërrimit në stacionin policor në Podujevë thotë se rasti aktualisht është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.
http://klankosova.tv/hertice-vdes-punetori-ne-bore-video/