Site icon Telegrafi

Tragjike, shqiptarja dhe dy fëmijët e saj dyshohet se u vranë nga bashkëshorti në SHBA

Ornela Morgan, shtetase shqiptare me orgjinë nga Korça bashkë me dy djemtë e saj 10-12 vjeç janë vrarë me armë zjarri dhe dyshohet se dorasi është bashkëshorti i saj amerikan, në SHBA.

Ky i fundi pas vrasjes masakër që i ka bërë familjes së tij ka vrarë dhe veten.

Prej disa vitesh Ornela Morgan (Rori) jetonte në New York, bashkë me bashkëshortin e saj Watson Morgan, i cili ishte polic, raporton euronews.al.

Policia shprehet se ende nuk ka një motiv për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që ende vijojnë hetimet.

Exit mobile version