Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Kamzës mëngjesin e së mërkurës, ku gjyshi aksidentalisht ka përplasur për vdekjen nipin e tij 2 vjeç.
Shtetasi P. M. ishte duke ecur mbrapsht me automjet, në oborrin e banesës së tij dhe nuk e ka parë të miturin që ishte aty.
Si pasojë e përplasjes i mituri ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Telegrafi/