Telegrafi

Tragjedia me tre të mbytur në plazhin e Kavajës, arrestohet pronari i lokalit

Foto: Ilustrim

Pronari i lokalit në plazhin e Vilë Bashtovës në Kavajë, ku një ditë më parë humbën jetën tragjikisht tre anëtarë të një familjeje duke u mbytur në det, është arrestuar nga policia.

I arrestuari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, akuzohet për vrasje nga pakujdesia për shkak të mos përmbushjes së kushteve të sigurisë për pushuesit në plazhin që menaxhonte.

Lexo po ashtu Tragjedia në plazhin e Kavajës: Babai ishte futur në det për t'i shpëtuar dy djemtë e tij nga dallgët

Plazhi ku ndodhi ngjarja e rëndë nuk kishte roje bregdetare, kulla vrojtimi dhe as flamurin e kuq që të sinjalizonte pushuesit për rrezikun që mund t’u kanosej nga deti i trazuar.

Ngjarja e rëndë ndodhur mesditën e së dielës ku babai 50-vjeçar Elvis Halilaj, nga Tirana së bashku me dy fëmijët e mitur përkatësisht të moshave 15 dhe 13 vjeç, kanë gjetur vdekjen ndërsa po laheshin në det. /Telegrafi/