(E plotësuar) Janë gjetur trupat e katër viktimave të familjes Zogu, që humbën jetën pasditen e sotme në liqenin e Banjës.
Viktimat janë Gazment Zogu, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Melis Zogu të gjithë nga fshati Cingar.
Polumbarët e RENEA-s si dhe banorë të zonës u aktivizuan në kërkimin e katër viktimave, trupat e të cilëve u gjetën orët e vona të mbrëmjes së sotme.
Sipas deklarimeve të dhëna nga ana e familjarëve ata kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë. Por më pas ata nuk dolën më nga uji.
Buzë liqenit policia gjeti dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit të katër pjesëtareve të familjes Zogu.

Vetëm pak ditë më parë një tragjedi e ngjashme ndodhi në plazhin Vilë–Bashtovë në Rrogozhinë, ku Elvis Halilaj 50-vjeç u mbyt në det së bashku me dy djemtë e tij të mitur.
Po ashtu, dy persona kanë humbur jetën ditën e premte pas kontaktit me ujin.
Njëra ngjarje ndodhi në plazhin e Durrësit, ku një 68-vjeçar në Porto Romano rreth orës 19:20 sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore, ku ka gjetur vdekjen.
Ngjarja tjetër ndodhi në plazhin e Tales, ku humbi jetën një 52-vjeçar. Po ashtu, dyshohet se pushuesi humbi jetën nga i njëjti shkak.