Sot në komunën e Ilindenit, në një vrimë të mbushur me ujë ku po ndërtohej një ndërtesë u mbytë një vajzë e lindur në vitin 2005, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ngjarja është raportuar në orën 14:40, dhe një ekip nga Drejtoria e zjarrfikësve të Bashkis së Shkupit kanë shkuar tek vendi i ndërtimit, trupi i vajzës u nxor jashtë nga banorët. Ndërsa ekipi mjekësor konstatoi vdekjen.
Banorët kërkojnë përgjegjësi nga firma e cila po ndërtonte ndërtesën, sepse vendi nuk ishte i siguruar, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë, vajza 13 vjeçare u hodh në ujë për të nxjerrë vëllanë e saj dhe një fëmijë tjetër që kishin rënë në vrimë. /Telegrafi/