Site icon Telegrafi

Trafikonin kokainë me vlerë 810 mijë euro, Gjykata e Vlorës lë në burg 2 autorët

Foto: Ilustrim

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit Kujtim Metaj dhe Viktor Jaupaj.

Këta dy persona dyshohet se transportonin sasi të lëndëve narkotike në Vlorë dhe u shisnin personave të tjerë që i shpërndanin më pas duke i ndarë në doza.

Të dy shtetasit u arrestuan të enjten nga policia e Vlorës, ndërsa iu sekuestrua një sasi prej rreth 3.4 kg kokainë dhe 133 gram heroinë me një vlerë që arrinte në 810 mijë euro.

Seanca gjyqësore për dy të arrestuarit ka nisur rreth orës 11:00 këtë të shtunë teksa gjykata ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë për masën ‘Arrest në burg’ për të dy shtetasit.

Ndër të tjera, Kujtim Metaj nuk është një emër i panjohur për policinë pasi ai rezulton me precedentë penal për heqje të paligjshme të lirisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2013.

Exit mobile version