Site icon Telegrafi

Trafikim me të mitur në Tiranë, arrestohet 33-vjeçarja

Foto: Ilustrim

Dhjetë qytetarë janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë.

Mes tyre është një 33-vjeçare e akuzuar për trafikim të miturish. Për S. K. rëndon vepra penale “Trafikim i të miturve” pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i vuri masën “Arrest me burg”.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshëm u bë kapja dhe ndalimi i shtetases S. K., 33-vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Trafikim i të miturve'”, njofton policia. /TCH/

Exit mobile version