Site icon Telegrafi

Trafikim me njerëz, arrestohet një grua dhe katër burra në Gjakovë

Foto: Ilustrim

Policia në Gjakovë ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë dhe katër kosovarë nën dyshimet për trafikim me njerëz.

Gjithashtu është identifikuar edhe një shtetase e Shqipërisë që dyshohet se ishte viktimë e trafikimit.

E dyshuara, është dërguar në mbajtje ndërsa 4 burrat pas intervistimit janë liruar.

“Gjakovë 10.06.2022 – 20:00. Më 08.01.2023 pas hetimeve intensive janë arrestuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë dhe katër meshkuj kosovarë si dhe është identifikuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë si viktimë e trafikimit e cila është trajtuar sipas procedurave dhe standardeve për viktima të trafikuara.

E dyshuara femër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit meshkuj pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/

Exit mobile version