Telegrafi

Trafikim droge dhe shpërlaje parash, djali i madh i Peles dënohet me 12 vite burg (Foto)

Djali i Peles, i njohur si Edinho ishte dënuar me 33 vjet burg, por dënimi i tij u zvogëlua në 12 vjet e 10 muaj.

Një gjykatë braziliane ka urdhëruar arrestimin e Exportero Edson Cholbi do Nascimento, i njohur si Edinho që është djali i madh i legjendës së futbollit Pele.

Ai ishte dënuar për pastrimin e parave dhe lidhjet me trafikimin e drogës.

Gjatë procesit të gjykimit

Edinho, i cili ishte portieri i klubit Santos dhe trajneri Mogi Mirim, ka pritur lirimin për dy vjet nga Gjykata e Drejtësisë të Sao Paulos, pasi ishte ankuar.

Gjykata ndryshoi vendimin, pasi reduktoi dënimin nga 33 vjet burg të vendosur fillimisht, në 12 vjet e 10 muaj, duke urdhëruar arrestimin e tij të menjëhershëm për mbajtjen e dënimit.

Edinho sa ishte portier

Exportero Santos u arrestua në korrik 2013 për të filluar të kryej dënimin, por kreu vetëm gjashtë muaj, pasi një gjyqtar pranoi kërkesën e avokatëve të mbrohet në liri pasi ishte ankuar kundër dënimit.

Çështja për të cilën akuzohet Edinho, një nga shtatë fëmijët e Peles, daton që nga viti 2005, kur ai u arrestua së bashku me 17 të tjerë në një proces në të cilin ai është akuzuar për pastrim parash dhe trafikim të drogës.

Edinho kur u arrestua

Në atë kohë, Edinho mohoi të gjitha akuzat, por pranoi se kishte probleme me drogën, si një konsumator, dhe se i kishte borxh të holla një miku.

Miku i tij është identifikuar si udhëheqës i një bande të drogës që vepron në Santos.

Familja e Peles

Gjyqtari mbylli procesin me akuzat e trafikimit të drogës dhe mbështetjen e trafikut të drogës, por përfundoi i dënuar për shpërlarje parash.

Edinho ka qenë portier i Santosit për vite, ndërsa ishte pensionuar në vitin 1999.

Mik me Rivaldon

Pele ende nuk e ka komentuar dënimin e djalit të tij. /Telegrafi/